Kështu shprehet ylli i Slovan Bratislavas para ndeshjes me Feronikelin

Kështu shprehet ylli i Slovan Bratislavas para ndeshjes me Feronikelin

Sport July 21, 2019 - 13:54
Detajet

Feronikeli do të përballet të mërkurën në udhëtim Slovan Bratislavan në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Ashtu si klubi kosovar, edhe Slovan Bratislava u eliminua nga raundi i parë në Ligën e Kampionëve.

Kjo padyshim që iu ka lënë një shije të hidhur futbollistëve të klubit sllovak, të cilët iu rikthyen fitores në ligë këtë fundjavë.

Mesfushori Nuno thotë se kjo fitore do të ndihmojë në aspektin psikologjik të skuadrës para ndeshjes me Feronikeoin.

“Një ndeshje e dështuar në Mal të Zi padyshim që nuk harrohet. Por, fitorja do të na ndihmojë neve, sidomos në aspektin psikologjik. Mnedoj se ne ishim më të mirë qysh nga fillimi dhe i arkëtuam tre pikët”, deklaroi Nuno.

“Faleminderit tifozëve që erdhën në këtë ndeshje dhe na inkurajuan gjatë gjithë kohës. Ne e dimë se ata janë të zemëruar, ata kanë të drejtë. Por, ne jemi shumë të lumtur që kanë ardhur, ne duhet të fitojmë më shumë ndeshje për ta gjithashtu”, shtoi ai./Zëri