Monaco ia rrëmben yllin Milanit

Monaco ia rrëmben yllin Milanit

Sport July 21, 2019 - 15:13
Detajet

Andre Silva është shumë afër kompletimit të transferimit nga Milani te Monaco, raporton “Calciomercato”.

Sulmuesi portugez do t’i kushtojë klubit francez rreth 30 milionë euro.

Ndërkohë, lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare.

Silva kishte qenë i huazuar te Sevilla gjatë edicionit të kaluar, derisa kishte shënuar 11 gola në 40 paraqitje.

Ndërkohë, në edicionin 2017/2018 kishte realizuar 10 gola në 40 ndeshje me Milanin./Zëri