Gazeta ‘Blick’ shkruan për yllin e secilës skuadër në ligën zvicerane, aty zënë vend edhe dy shqiptarë

Gazeta ‘Blick’ shkruan për yllin e secilës skuadër në ligën zvicerane, aty zënë vend edhe dy shqiptarë

Sport July 21, 2019 - 15:47
Detajet

Këtë fundjavë ka filluar edicioni i ri 2019/2020 i ligës zvicerane të futbollit, transmeton zeri.info

Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar një shkrim ku flet për futbollistët kyç të secilës skuadër në ligë.

Aty zënë vend edhe dy futbollistët shqiptarë, Valon Behrami e Taulant Xhaka.

Ylli i Sionit, Valon Behrami (34-vjeçar): Luftëtari bën që Sioni të ëndërrojë

Ai nuk është një numër dhjetësh dhe nuk pritet të dhuroj spektakël. Por, Sioni do të përqendrohet totalisht në kampionin Valon Behrami në të ardhmen. Hera e fundit kur Sioni kishte një kampion, bëhej fjalë për Gennaro Gattuson, i cili erdhi në klub në 2012-n, ashtu si Behrami 34-vjeç, Pritjet ishin të mëdha, fillimi i edicionit ishte i jashtëzakonshëm: pesë ndeshje, pesë fitore. Por, në fund, për shkak të disa problemeve nuk u arrit as synimi minimal për t’u kualifikuar në gara evropiane, duke përfunduar në vendin e gjashtë.

“Unë nuk jam numër dhjetësh. Unë nuk jam i shkathët. Nuk do të ketë shfaqje nga ana ime. Por, unë mund të shkoj përpara dhe të luftoj. Dhe unë mund të mësoj bashkëlojtarët e mi si ta fitojnë respektin. Jo me fjalë. Jo në gazeta. Në fushë. Me etikë të punës dhe mentalitet”, thotë Behrami.

Ushtari i Baselit, Taulant Xhaka (28-vjeçar): “Koha e arsyetime ka përfunduar”

Zëvendës-kapiteni i Baselit, Taulant XChaka është në momenti kyç të karrierës së tij dhe është çelësi i suksesit. Xhaka e mban çelësin ashtu si James Bond e mban pistoletën e tij. Mesazhi i tij është i qartë, të përndjekjet Young Boysi. “Koha e arsyetimeve padyshim që ka përfunduar. Ne e gjetëm njëri-tjetrin, bëmë përgatitje të mira dhe u afruam së bashku në kampin stërvitor”, thotë Xhaka. “Shanset për Baselin? Ne nuk jemi të interesuar në atë që bën Young Boysi. Cilët lojtar i ka humbur apo i merr. Ajo që është e rëndësishme që të kemi një fillim të mirë të edicionit”, u shpreh ai./Zëri