Veprim i ultë në tribuna nga tifozët, e kërcënojnë djaloshin me rrëmbim të fanellës

Veprim i ultë në tribuna nga tifozët, e kërcënojnë djaloshin me rrëmbim të fanellës

Sport July 21, 2019 - 22:52
Detajet

Tifozët brazilian kanë bërë diçka tejet të ulët në tribunat e stadiumit në ndeshjen e fundit.

Ne jemi dëshmitarë të gjithçkaje që ka ndodhur në stadiume viteve të fundit, por tifozët e Internacionales e kanë tepruar, shkruan Zëri.info.

Një grup i tifozëve të skuadrës brazilian në ndeshjen ndaj Gremios, i kanë hoqur fanellën një djaloshi i cili mbështeste Gremion.

Pas kësaj, djaloshi në fjalë filloi të qajë.

Njësitet e sigurimit reaguan shpejt pas kësaj, dhe fanella në fund iu kthye djaloshit.

Ndryshe, ndeshja përfundoi me rezultat 1:1./Zëri.info