'Shpërthen' Arsim Plepolli: Mos i quani klubet kosovare amatore

'Shpërthen' Arsim Plepolli: Mos i quani klubet kosovare amatore

Sport July 21, 2019 - 23:04
Detajet

Klubet kosovare nuk kanë bërë një kampanjë të mirë në Evropë këtë edicion.

Fillimisht, FC Prishtina u eliminua në Ligën e Evropës nga St Josep'h, ndërkaq Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve prej The New Saints, shkruan Zëri.info.

Ish-futbollisti i njohur dhe analisti i futbollit, Arsim Plepolli megjithatë thotë se skuadrat kosovare nuk janë amatore.

"Nuk mund të themi se skuadrat tona janë amatore", tha Plepolli në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

"Kjo pasi që futbollistët e skuadrave kosovare e kanë vetëm futbollin profesion dhe nuk bëjnë punë dytësore", vlerësoi Plepolli.

"Amatorizëm mund të quhet vetëm cilësia e skuadrave tona", shtoi Plepolli./Zëri.info