Penallti e mohuar për Feronikelin, Arsim Plepolli vjen me një deklaratë të papritur

Penallti e mohuar për Feronikelin, Arsim Plepolli vjen me një deklaratë të papritur

Sport July 21, 2019 - 23:14
Detajet

Klubet kosovare nuk kanë bërë një kampanjë të mirë në Evropë këtë edicion.

Fillimisht, FC Prishtina u eliminua në Ligën e Evropës nga St Josep'h, ndërkaq Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve prej The New Saints, shkruan Zëri.info.

Ish-futbollisti i njohur dhe analisti i futbollit, Arsim Plepolli ka folur edhe për penalltinë e pastër që iu mohua Feronikelit.

"Feronikelit iu mohua një penallti e pastër", tha Plepolli në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

"Por, nëse do të ishte në ndonjë vend tjetër, do të gjykohej më ndryshe", vlerësoi Plepolli.

"Në Kosovë kam dëgjuar se gjyqtarët marrin vetëm nga një vërejtje", shtoi Plepolli./Zëri.info 

Image