Arben Zeqiri tregon se çfarë i mungoi Feronikelit në ndeshjen kundër The New Saints

Arben Zeqiri tregon se çfarë i mungoi Feronikelit në ndeshjen kundër The New Saints

Sport July 21, 2019 - 23:17
Detajet

Klubet kosovare nuk kanë bërë një kampanjë të mirë në Evropë këtë edicion.

Fillimisht, FC Prishtina u eliminua në Ligën e Evropës nga St Josep'h, ndërkaq Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve prej The New Saints, shkruan Zëri.info.

Ish-futbollisti i njohur Arben Zeqiri ka treguar se çfarë i mungoi Feronikelit në ndeshjen ndaj TNS.

"Feronikelit i mungoi përvoja si dhe gjakftohtësia para portës", tha Zeqiri në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

"Por, Feronikeli është dashur të fitojë për arsye ekonomike si dhe për shtetin e Kosovës", vlerësoi Zeqiri.

"Është dashur ta pres momentin, dhe ka pasur edhe lodhje", shtoi ai./Zëri.info