Dragusha për ndeshjen Slovan Bratislava - Feronikeli jep një verdikt interesant

Dragusha për ndeshjen Slovan Bratislava - Feronikeli jep një verdikt interesant

Sport July 21, 2019 - 23:20
Detajet

Klubet kosovare nuk kanë bërë një kampanjë të mirë në Evropë këtë edicion.

Fillimisht, FC Prishtina u eliminua në Ligën e Evropës nga St Josep'h, ndërkaq Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve prej The New Saints, shkruan Zëri.info.

Ish-futbollisti i njohur Muhamet Dragusha ka folur për pritjet e tij në ndeshjen e radhës së Feronikelit në Ligën e Evropës ndaj Slovan Bratislavës.

"Feronikeli do të shkojë në Bratislavë të mbrohet pasi është një kundërshtar i fortë", tha Dragusha në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

"Me kundër-sulm mund t'i dënojmë", shtoi ai./Zëri.info