'Nuk jemi Real Madrid, jemi Feronikeli, le të kemi kujdes në Bratisllavë'

'Nuk jemi Real Madrid, jemi Feronikeli, le të kemi kujdes në Bratisllavë'

Sport July 21, 2019 - 23:24
Detajet

Klubet kosovare nuk kanë bërë një kampanjë të mirë në Evropë këtë edicion.

Fillimisht, FC Prishtina u eliminua në Ligën e Evropës nga St Josep'h, ndërkaq Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve prej The New Saints, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e radhës e Feronikelit në Evropë është në Ligën e Evropës ndaj Slovan Bratislavës.

Ndërkaq, Arsim Plepolli, analist i futbollit, thotë se sllovakët janë super-favorit.

"Shpresat nuk duhet t'i humbim, por Slovan Bratislava është super-favorit", tha Plepolli në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

"Nuk jemi Real Madrid, jemi Slovan Bratislava, dhe duhet të ruhemi", vlerësoi Plepolli./Zëri.info 

Image