Dragusha: Kjo që po bëjnë klubet kosovare është për t'u admiruar

Sport July 21, 2019 - 23:30
Detajet

Klubet kosovare nuk kanë bërë një kampanjë të mirë në Evropë këtë edicion.

Fillimisht, FC Prishtina u eliminua në Ligën e Evropës nga St Josep'h, ndërkaq Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve prej The New Saints, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e radhës e Feronikelit në Evropë është në Ligën e Evropës ndaj Slovan Bratislavës.

Duke folur për përgatitjet para-sezonale, Dragusha i ka lavdëruar klubet kosovare.

"Është për t'u admiruar përgatitjet. Klubet kosovare shkojnë në përgatitje gjatë verës gjë e cila është e mirë si për lojtarët ashtu edhe për trajnerin", tha Dragusha në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

"E rëndësishme është luash miqësore. Ka ndodhur që më parë vetëm FC Prishtina të shkojë në përgatitje, por tani 90 përqind e tyre përgatiten", vlerësoi Dragusha.

"Gjatë edicionit shihet se si kanë punuar skuadrat", shtoi Dragusha./Zëri.info