Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të EYOF 'Baku 2019'

Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të EYOF 'Baku 2019'

Sport July 21, 2019 - 23:58
Detajet

Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i 15-të i Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019. 

Ceremonia hapëse u mbajt në Palestrën Crystal Hall, në prani të mijëra tifozëve.

Në parakalimin e Ekipit Olimpik të Kosovës, bartëse e flamurit ishte medalistja e bronztë Olimpike për të rinj, xhudistja, Erza Muminoviq, përcjell Zëri.info.

Ekipi përbëhej nga 25 sportistë, trajnerë dhe zyrtarë.

Me një fjalë hyrëse të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Janez Kocijançiq.

Image

Ceremonia u përshkrua me koreografi të ndryshme që pasqyronin kulturën e Azerbajxhanit. 

EYOF Baku 2019 vazhdon deri më 27 korrik. 

Për Komitetin Olimpik të Kosovës, pjesëmarrja në EYOF Baku 2019 është e treta pas Tbilisi 2015 dhe Gyor 2017.

Në Baku po marrin pjesë rreth 4 mijë sportistë të 50 shteteve./Zëri.info