Prej kategorisë së shtatë angleze, te Southamptoni

Prej kategorisë së shtatë angleze, te Southamptoni

Sport July 22, 2019 - 09:24
Detajet

Sulmuesi i ri i Southamptonit, Che Adams, e ka pasur një rrugëtim mjaft të vështirë për t’u ngjitur deri në Premierligë. Ai ishte refuzuar nga disa klube gjatë karrierës së tij, derisa një kohë kishte luajtur në kategorinë e shtatë të futbollit anglez, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Che Adams e konfirmon që është “Shay” më shumë se “Chay” para se të ulet për të diskutuar se si u bë nënshkrimi më i ri i Southamptonit nga Birmingham City për 14 milionë funte, por germëzimi i emrit të tij ngre dyshime. A ka ndonjë lidhje me Che Guevaran? “Po, nga aty e kam marrë emrin. Che Guevara ishte në lajme në kohën kur po lindja dhe mendoj se ka të bëjë me atë ku është varrosur trupi i tij, edhe pse nuk jam i sigurt. Nëna ime e pëlqente shumë emrin”, thotë Adams.

Ka të qeshura në dhomë derisa vazhdojnë përgjigjet e hapura, që përfshijnë edhe eshtrat e revolucionarit amerikano-jugor. “Kaq pra, kjo është e gjitha që kam”, shton ai duke buzëqeshur.

23-vjeçari ka edhe shumë për të thënë dhe kjo nuk është e vështirë të thuhet për shkak se ai ka bërë shumë gjatë karrierës së tij. Filloi me një aventurë te Sheffield Unitedi, ku iu dha një debutim në çerekfinalen e Kupës së Ligës, për rastësi ndaj Southamtpnit, që përfundoi me një fitore 1:0 dhe më pas u paraqit ndaj Tottenhamit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale. Ai hyri në lojë në minutën e 74-t dhe deri në minutën e 79-të ai kishte shënuar dy herë, për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2:2. Tottenhami do ta siguronte më vonë kalimin në finale me një gol të vonshëm të Christian Eriksenit.

Në Birmingham i shpëtoi rënies nga liga në ditën e fundit të edicionit 2016/2017, kur Adams e shënoi një gol vendimtar në Bristol City dhe në edicionin e fundit, 22 gola në Championship, gjë e cila bëri që ai të emërohet në ekipin e sezonit të kësaj lige.

Por historia e Adamsit e tejkalon imagjinatën për shkak të asaj që kishte bërë para kësaj: se si kishte mbetur jashtë sistemit të akademisë dhe ishte dashur të bënte karrierë në kategoritë më të ulëta angleze, që ishin ashtu siç e thotë edhe stereotipi.

Refuzimi i madh erdhi nga Coventry City në moshën 14-vjeçare, ai kishte qenë me ta qysh prej moshës 7-vjeçare, por aty ishin edhe katër ose pesë herë që ai u refuzua nga Leicester City, klubi i tij i vendlindjes, pas provave. “Hera e parë ka qenë para Ceventryt, pra U-8 dhe U-16, që do të ishte hera ime e fundit aty. Leicester ishte ekipi më i afërt me ne, kështu që ishte gjithmonë një ëndërr për të luajtur për ta. Më kujtohet dita kur më liruan mua nga Coventru, më ka mbetur njollë, pa dyshim, edhe pse unë dhe familja ime e dinim që po vinte. Ju e keni një ndjesi kur dikush nuk ju do, kur në njëfarë mënyrë po shtyheni. Ishte thjesht zhgënjim, ndaj meje dhe ndaj njerëzve që më ndihmuan për të arritur aty. Por ose të shtyn ose të vret. Në atë moshë është të bësh ose të thyhesh. Ju ose vazhdoni në rrënjët e edukimit, ose vazhdoni të punoni shumë në futboll. Kjo është ajo që bëra unë. Unë nuk kisha marrëdhënie të mira me jetën dhe ishte vendimi i duhur për mua që të shkoja në rrugën tjetër”, shprehet sulmuesi.

Shpëtimi i Adamsit erdhi në Ilkeston, klubi i Derbyshiret që luante në kategorinë e shtatë. Ai iu bashkua pas një aventure të shkurtër në Oadby, fillimisht duke udhëtuar nga shtëpia e tij në Leciester e duke marrë një tren herët në mëngjes për në Derby, që pasohej me një udhëtim të gjatë me autobus, para se të shpërngulej në një strofkë.

Ilkeston stërvitej me orar të plotë, një gjë e rrallë në atë nivel dhe për Adamsin ishte edhe shkolla profesionale “BTec”, niveli i tretë i kolegjit në studimet sportive. “Ne stërviteshim në mëngjes, hanim drekë, duhej të ecnim në Tesco ose një gjë të tillë dhe pastaj ktheheshim në shkollë. Kolegji ishte i mirë. Pjesa më e madhe e njerëzve aty ishin thjesht për futboll, kjo vërehej. Unë u shpërngula në Ilkeston në moshën 16 ose 17-vjeçare dhe ishte hera e parë që u përballa me sakrificat të cilat duhet të bëni për të arritur në majë”, thotë ai.

Adamsit i kujtohet që paguhej 75 funte në javë ose 75 funte për ndeshje pasi që hyri në ekipin e parë të Ilkestonit dhe pa dyshim që i meritonte. “Thjesht kishte të bënte me atë se sa shumë do të goditeshe. Ju pa dyshim që goditeni më shumë në kategoritë më të ulëta sepse gjyqtari është në anën tjetër të pikës së penalltisë ose në anën tjetër të fushës. Sigurisht që është acaruese, por unë isha një djalë i vogël dhe nuk mund t’u thosha asgjë burrave më të mëdhenj apo jo? Është një fëmijë i vogël që vrapon afër jush dhe ju thjesht doni ta godisni sa më shumë që mundeni për ta ndalur”, shprehet Adams.

Në muajt e parë të edicionit 2014/2015 Adams ishte lojtari më i kërkuar në futbollin e kategorive më të ulëta. “16 ndeshje, 11 gola dhe 9 asistime”, thotë ai, duke kujtuar totalin e statistikave personale. Më shumë se 40 klube dërguan skautë për ta shikuar në një rast. “Unë po lexoja gjithçka për veten time. Ishte emocionuese dhe e veçantë”, shton futbollisti. Në nëntor të 2014-s Nigel Clough pagoi 135.000 funte për ta marrë te Sheffield Unitedi.

Vlerat e Adamsit prej asaj kohe u rritën, Birmingham ka nxjerrë një fitim të mirë pas transferimit të tij prej 2 milionë funtesh nga Bramall Lane në 2016-n, por ajo që është e habitshme - nuk është një kohë e largët nga kjo.

Ai frikësohet se mund ta ketë prishur punën në intervistën e tij të parë me Southamptonit në shtëpinë e tij, kur tha se tani dëshironte ta fitonte Premierligën dhe po, është e paevitueshme që të ndalen talljet në rrjetet sociale. Por Adams donte të ofronte diçka me zemër të fortë sesa të butë. A duan tifozët e Sotuhamptonit të dëgjojnë lojtarët e tyre që ëndrra e tyre është të përfundojnë të shtatit?

Do të ishte e padrejtë që ta marrësh gabimin e Adamsit për ambicie si arrogancë. Ai është i ngrohtë dhe i lehtë për të folur dhe nuk është befasi që ai është adaptuar mirë në Southampton. Ai shënoi pas vetëm 116 sekondave në ndeshjen e parë miqësore të Southamptonit ndaj klubit austriak SCR Altach të dielën e kaluar.

E kaluara e Adamsit në kategoritë e ulëta e ka formësuar dhe e ka bërë më të fortë atë, por vendosmëria për t’ia dalë si futbollist ka lindur qysh prej fëmijërisë në Thurnby Lodge të Leciesterit, që e ka reputacionin e të qenët një zonë e vështirë. “Jo, mendova se gjithçka ishte në rregull, që të jem i sinqertë. Të gjithë e njihnin njëri-tjetrin, të gjithë e dinin se çfarë bënin të tjerët dhe kështu të gjithë kishin respekt. Është kështu edhe tani. Unë mendoj që të gjithë që vijnë, ata thonë se kishin një jetë vështirë, por unë mendoj se është normale”, shprehet Adams.

Roli model për Adamsin ishte nëna e tij Frances, e cila e rriti atë dhe tre fëmijët e tjerë. “Ajo më çonte përreth vendit për të luajtur futboll gjatë gjithë kohës, duke e prishur disa herë makinën. Ajo më bëri personin që jam sot”, thotë ai.

Përqendrimi në futboll gjithashtu e ndihmoi atë që të mos merret me gjëra të gabuara në fëmijëri. “Mendoj se të gjithë e kanë atë presion, por është fuqia jote mendore. Të gjithë kishin respekt për mua, ata e dinin se çfarë dua të bëj, kështu që kurrë nuk u mora me të ose ata kurrë nuk më përfshinë mua në gjëra të tilla. Kam parë njerëz duke bërë zgjedhje të gabuara, e kam parë gjithandej dhe është e frikshme, por ata e bënë zgjedhjen”, deklaron sulmuesi i Southamptonit.

Për Adamsin Southamptoni duket shumë i përshtatshëm. Trajneri Ralph Hasenhuttl është i fiksuar pas shpejtësisë dhe forcës, presionit të lartë dhe inteligjencës dhe këto janë kualitetet që e definojnë lojën e Adamsit, së bashku me një aftësi për të goditur duke u kthyer shpejt. Adams kishte edhe oferta të tjera, duke përfshirë Evetonin, West Hamin dhe Burnleyn dhe ai mund të kishte marrë më shumë para diku tjetër. Por ai e di se Southamptoni mund të jetë një rrugëtim për lojtarët e rinj, ai beson në Hasenhuttl dhe në projektin e tij. “Unë dhe trajneri e patëm një bisedë, ai më tha mënyrën si donte të luante dhe unë mendova që do të më përshtatej në mënyrë të përkryer. Ai dëshiron të ndërtojë diçka, të arrijë gjëra të mira dhe ishte diçka që doja të isha pjesë e saj. Unë e di se shkaktova trazira kur thashë për fitimin e ligës, ndoshta shumë trazira, por ishte thjesht një optimizëm i pastër, duke shikuar lart e jo poshtë. Unë dua të shkoj menjëherë në krye. Thjesht varet se sa shumë do të punosh, se sa shumë e do atë”, përfundoi ai./Zëri