Zyrtare: Futbollisti i Shqipërisë transferohet në Spanjë

Zyrtare: Futbollisti i Shqipërisë transferohet në Spanjë

Sport gusht 12, 2019 - 22:18
Detajet

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu ka kompletuar transferimin në Ligën e Dytë spanjolle tek Almeria.

Vetë mbrojtësi shqiptar e ka konfirmuar transferimin përmes një postimi në rrjetin social "Instagram", shkruan Zëri.info. 

27-vjeçari ka luajtur në Metz që katër vite derisa ka qenë futbollist krucial për skuadrën franceze.

Në Metz, Balliu ka luajtur në 104 ndeshje derisa ka shënuar një gol. 

Image

Balliu tashmë do të rikthehet në Spanjë, pasi kujtojmë që në të kaluarën ka qenë pjesë e Gironës dhe Barcelonës.

Sa i përket klubit të ri, në edicionin e kaluar, Almeria u rendit në vendin e dhjetë. 

Këtë edicion, skuadra bardhëkuqe ka si synim rikthimin në La Liga./Zëri.info