Kosovë - Luksemburg, publikohet çmimi i biletave për ndeshjen e 'Euro 2021'
FOTO: Laura Hasani

Kosovë - Luksemburg, publikohet çmimi i biletave për ndeshjen e 'Euro 2021'

Sport gusht 13, 2019 - 14:38
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndeshjen e radhës para-eliminatore për “Euro 2021”, raporton Zëri.info.

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova është nesër nikoqire e Luksemburgut.

Image

Tashmë, Federata e Basketbollit të Kosovës ka lansuar një njoftim para ndeshjes në lidhje me biletat.

Çmimi i biletave është 2 euro, derisa do të dalin në shitje nga ora 12:00 nesër afër Newbornit.

Njoftimi i FBK-së:

"Biletat për ndeshjen Kosovë – Luksemburg mund t’i bleni nesër nga ora 12:00 te Newborni. Çmimi i një bilete është 2€"./Zëri.info

Image