Federata jep njoftimin e fundit para ndeshjes së Kosovës

Federata jep njoftimin e fundit para ndeshjes së Kosovës

Sport gusht 13, 2019 - 22:21
Detajet

Nesër Kosova në basketboll do të zhvillojë një ndeshje të rëndësishme ku përballet me Luksemburgun, derisa Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë disa detaje para kësaj sfide, shkruan Zëri.info

“Nesër (14 gusht) Kosova jonë përballet me Luksemburgun në ndeshjën e fundit në kuadër të parakualifikimeve për kampionatin evropian.

Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga ora 20:30.

Grumbullimi i tifozëve dhe shpërndarja e biletave, bëhet duke filluar nga ora 19:00 mbi pllaton e Pallatit të Rinisë (tek hyrjet).

Ftojmë dashamirët e sportit,basketbollit dhe tifozët e Kosovës, të na bashkangjiten në përkrahje të djelmoshave tanë. Forca Kosova,Forca Dardanët”, ka shkruar faqja zyrtare e FBK-së. /Zëri.info