Portieri i Kosovës, Arjanet Muriqi në bankinë në fitoren e Nottinghamit

Portieri i Kosovës, Arjanet Muriqi në bankinë në fitoren e Nottinghamit

Sport gusht 13, 2019 - 23:23

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriqi është lënë në pushim në ndeshjen e sotme të fituar nga Nottingham Forest kundër Fleetwood në kuadër të EFL Kupë.

Skuadra në Championship të Anglisë regjistroi fitoren e parë këtë edicion duke mposhtur mysafirët në “City Ground” me rezultat minimal:0.

Portieri kosovar, i cili bëri dy gabime trashanike në takimin debutues te skuadra e tij e re, ka qëndruar në bankinë për 90 minuta.

Ishte portieri 25-vjeçar Brice Samba që u shfrytëzua nga trajneri Sabri Lamouchi në këtë ndeshje në vend të gardianit të Kosovës.