Jurgen Klopp me një deklaratë interesante para finales së Stambollit kundër Chelseat

Jurgen Klopp me një deklaratë interesante para finales së Stambollit kundër Chelseat

Sport gusht 14, 2019 - 09:15
Detajet

Superkupa e Evropës do t’i vë në fushë kundër njëra-tjetrës dy skuadra angleze, ku Liverpooli është kundërshtari i Chelseat në Stamboll.

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp është deklaruar para ndeshjes së sontme, ku shpreson se skuadra e tij do të dalë fitimtare, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e sontme do të zhvillohet në Stamboll, derisa Klopp do të luajë për herë të parë kundër Frank Lampard si trajner.

Para ndeshjes, Klopp mendon se Lampard ka krijuar një filozofi të mirë të lojës së Chelseat, derisa ka përmendur edhe miqësoret e zhvilluara të Chelseat në turneun para-sezonal.

“Chelsea ka luajtur mirë në ndeshjet para-sezonale dhe ndaj Manchester Unitedit në Premierligë, kështu që këto ndeshje më kanë mjaftuar për t’i analizuar ata”, tha fillimisht trajneri gjerman.

“Ata kanë një lojë të mirë dhe kanë në dispozicion formacione të ndryshme”, vlerësoi Jurgen Klopp.

“Chelsea luan më ndryshe se në edicionin e kaluar pasi Maurizio Sarri kishte filozofi tjetër. Mason Mount është një talent i mrekullueshëm që ka një rol të rëndësishëm tani. Le ta luajmë ndeshjen tani dhe shpresojmë që ne të fitojmë. Do të jetë një ndeshje interesante”, tha Klopp në mes të tjerash./Zëri.info