Ballkani i Ismet Munishit këtë vit ka thyer rekordin për një gjë

Ballkani i Ismet Munishit këtë vit ka thyer rekordin për një gjë

Sport gusht 14, 2019 - 09:18

Starti i kampionatit po afron ndërsa klubet janë në fazën finale të përgatitjeve për një edicion të ri. Siç dihet këtë fundjavë nis kampionati i Kosovës në futboll, kampionat ky që po pritet më shumë kërshëri, shkruan Zëri.info.

Sivjet si kurrë më parë klubet kanë bërë bukur shumë ndryshime e njëra ndër to është edhe Bllakani i cili përveçqë ndryshoi në shtabin teknik, kjo skuadër ka sjellë plot 13 lojtarë të rinj.

Kjo ka bërë që trajneri Isment Munishi të ketë bukur shumë punë për ta komponuar skuadrën, gjë e cila edhe e ka shtyrë të zhvillojë hiq më pak se 12 ndeshje miqësore brenda një periudhe përgatitje parasezonale që sipas Munisht është rekord në futbollin tonë.

“Jemi munduar maksimalisht ta komponojmë ekipin. Për këtë shkak kemi zhvilluar rekord të ndeshjeve miqësore, gjithsej 12 sosh, pra vetë për ta komponuar sa më mirë ekipin pasi kemi ndryshuar shumë në kuadrin e lojtarëve dhe në filozofin e lojës”, ka deklaruar trajneri prishtinas i Ballkanit, Ismet Munishi, për Zëri.info.

Ballkani të dielen udhëton drejt Klinës ku do të ndeshet me Dukagjinin./Zëri.info