Dy gola në dy ndeshjet e para në Holandë, Ibrahim Dresheviç ka diçka për të thënë

Dy gola në dy ndeshjet e para në Holandë, Ibrahim Dresheviç ka diçka për të thënë

Sport gusht 14, 2019 - 09:23
Detajet

Dy gola në dy ndeshjet e para. Ibrahim Dresheviç e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin 2019/20 në kampionatin elitar holandez me Heerenveenin.

Dimrin e kaluar, 22-vjeçari u largua nga Elfsborg në drejtim të Heerenveenit dhe tashmë qendër-mbrojtësi e ka nisur për mrekulli edicionin e ri, shkruan Zëri.info.

Në dy ndeshjet e para të këtij edicioni, Dresheviç është lavdëruar për dy golat e tij.

“Ka qenë me të vërtetë një fillim i mirë. Ne e kemi filluar edicionin me një fitore 4:0 dhe më pas unë shënova një gol që më ndihmon për vetëbesim”, tha Dresheviç fillimisht për “Football Channel”.

Gjatë kohës në Elfsborg, Dresheviç kishte zhvilluar 31 paraqitje, por pa shënuar asnjë gol.

“Ishte një ndeshje e mirë, këto janë dy golat e mi të parë”, vlerësoi ai.

Mbrojtësi që tashmë ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Kosovës është duke e shijuar aventurën në Heerenveen, derisa thotë se ‘ky është një hap i mirë për karrierën e tij’.

“Unë me të vërtetë e kam shijuar aventurën time këtu. Është paksa e ngjashme sikur në Suedi. Është një hap i mirë për karrierën time dhe loja ofanzive më përshtatet mua”, potencoi Dresheviç./Zëri.info