Prurja e re e Kosovës ende i pavendosur: Kam menduar për këtë Kombëtare
FOTO: Laura Hasani

Prurja e re e Kosovës ende i pavendosur: Kam menduar për këtë Kombëtare

Sport gusht 14, 2019 - 09:30
Detajet

Dy gola në dy ndeshjet e para. Ibrahim Dresheviç e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin 2019/20 në kampionatin elitar holandez me Heerenveenin.

Dimrin e kaluar, 22-vjeçari u largua nga Elfsborg në drejtim të Heerenveenit dhe tashmë qendër-mbrojtësi e ka nisur për mrekulli edicionin e ri, shkruan Zëri.info.

Në dy ndeshjet e para të këtij edicioni, Dresheviç është lavdëruar për dy golat e tij.

Më herët këtë vit, Dresheviç njoftoi se do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në vazhdim, por që sipas tij, ende nuk është finalizuar asgjë.

“Tani për tani, unë jam i fokusuar vetëm te Kosova, por nuk kam luajtur ende asnjë ndeshje ndërkombëtare për ata”, tha fillimisht Dresheviç.

Dresheviç,

Tutje, ai ka folur edhe për një kalim eventual te Kombëtarja e Suedisë, por thotë se nuk ka ndonjë kontakt me kapitenin Janne Andersson.

“Kam menduar për këtë dhe kam folur me familjen dhe me villain tim për atë që është më e mira për mua. Por, ne nuk kemi vendosur ende”, shtoi ai./Zëri.info

Image