
Zyrtare: Monaco kompleton transferimin e Ben Yedder
Sport
gusht 14, 2019 - 09:38
Detajet
Monaco ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Sevillas Wissam Ben Yedder.
Ben Yedder do t’i bashkohet klubit të Ligës 1 në një marrëveshje katër-vjeçare pasi klauzola e tij e lirimit prej 40 milionë euro ishte aktivizuar, shkruan Zëri.info.
Në garë për sulmuesin francez ka qenë edhe Manchester Unitedi.
Megjithatë, garën për shërbimet e tij e fitoi klubi nga Principata e Monakos.
29-vjeçari ka shënuar 70 gola në 138 paraqitje për “Los Hispalenses”./Zëri.info
