1.3 miliardë euro blerje në 11 vite, Guardiola është “faraoni” i stolit

1.3 miliardë euro blerje në 11 vite, Guardiola është “faraoni” i stolit

Sport gusht 14, 2019 - 09:53
Detajet

Joao Cancelo është blerja e fundit e Manchester Cityt në afatin kalimtar veror. Ai u transferua nga Juventusi për 65 milionë euro. Nëse do të mbledhen të gjitha shpenzimet që skuadrat e Pep Guardiolës kanë bërë në treg, shifra totale është vërtetë e frikshme - 1.3 miliardë euro përgjatë 11 edicioneve të tij në bankën e Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester Cityt, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Shpërndarja e shpenzimeve në blerjet e Pep Guardiolës, sipas roleve është vërtetë interesante.

Trajneri katalunas ka shpenzuar më së shumti për mbrojtjen, plot 513.1 milionë euro. Portugezi Cancelo bëhet anësori më i shtrenjtë në histori.

Pep, gjithashtu, ka paguar 65 milionë euro për Aymeric Laporte, 57.5 për Benjamin Mendy, 55.6 për John Stones, 51 për Kyle Walker, 35.5 për Dani Alvesin, 28 për Medhi Benatia dhe 25 për Chygrynskiy.

Trajneri aktual i Manchester Cityt ka shpenzuar 385.5 milionë euro për sulmuesë, vetëm 326.6 milionë në mesfushë dhe 77.6 milionë për portierë.

Shpërndarja sipas skuadrave është gjithashtu interesante.

“Qytetarët” kanë “pjesën e luanit”.

Shpenzimet marramendëse te Manchester City

Që nga mbërritja në “Etihad Stadium”, në vitin 2016, Guardiola ka shpenzuar më shumë se dyfishin e shumës që investoi te Barcelona dhe Bayern Munich.

Tani për tani, plot 762.3 milionë euro është shuma e harxhuar për blerje të reja në katër edicione.

Krahasimi, logjikisht, është i pashmangshëm.

Në katër edicionet e tij në “Camp Nou”, Guardiola harxhoi 341.5 milionë euro për përforcime.

Bayern Munich ishte skuadra ku investoi më pak në këtë drejtim.

Në tri edicionet e tij në “Allianz Arena”, ai shpenzoi 204.1 milion euro për blerje.

Arturo Vidal dhe Mario Götze (37) ishin përforcimet e tij më të shtrenjta në klubin bavarez.

Sa u përket shoenzimeve sezonale, 2016-2017 është më i kushtueshmi i Guardiolës me 305.5 milionë euro.

Në edicionin e tij të dytë te Manchester City, Pep ndërtoi skuadrën që ka fituar shtatë nga tetë titujt e fundit në Angli.

Gjatë gjithë kësaj periudhe mbërritën Stones (55.6 milionë euro), Sané (50), Gabriel Jesus (32), Gündogan (27), Bravo (18), Nolito (18), Marlos (5.5), Rulli (4), Zinchenko (2), Pablo Marí (0.2) dhe Mooy (falas).

Të gjitha blerjet e Guardiolës si trajner:

Man. City 2019-20 – Rodri Hernández (70 milionë euro)
Man.City 2019-20 – Cancelo (65)
Man.City 2019-20 – Steffen (8)
Man.City 2019-20 – Angeliño (12)
Man.City 2018-19 – Mahrez (67,8)
Man.City 2018-19 – Sandler (2,5)
Man.City 2018-19 – Arzani (0,8)
Man.City 2018-19 – Palaversa (6,3)
Man.City 2018-19 – Itakura (1,1)
Man.City 2017-18 – Laporte (65)
Man.City 2017-18 – Benjamin Mendy (57,5)
Man.City 2017-18 – Walker (51)
Man.City 2017-18 – Bernardo Silva (50)
Man.City 2017-18 – Ederson (40)
Man.City 2017-18 – Danilo (30)
Man.City 2017-18 – Douglas Luiz (12)
Man.City 2017-18 – Harrison (4)
Man.City 2017-18 – Kayode (3,8)
Man.City 2017-18 – Ilic (2,5)
Man.City 2016-17 – Stones (55,6)
Man.City 2016-17 – Sané (50)
Man.City 2016-17 – Gabriel Jesus (32)
Man.City 2016-17 – Gündogan (27)
Man.City 2016-17 – Nolito (18)
Man.City 2016-17 – Bravo (18)
Man.City 2016-17 – Marlos Moreno (5,5)
Man.City 2016-17 – Rulli (4,7)
Man.City 2016-17 – Zinchenko (2)
Man.City 2016-17 – Pablo Marí (0,2)
Man.City 2016-17 – Mooy (i lirë)
Bayern Munich 2015-16 – Vidal (37)
Bayern Munich 2015-16 – Douglas Costa (30)
Bayern Munich 2015-16 – Kimmich (8,5)
Bayern Munich 2015-16 – Coman (7)
Bayern Munich 2015-16 – Ulreich (3,5)
Bayern Munich 2015-16 – Tasci (2,7)
Bayern Munich 2014-15 – Lewandowski (i lirë)
Bayern Munich 2014-15 – Benatia (28)
Bayern Munich 2014-15 – Bernat (10)
Bayern Munich 2014-15 – Xabi Alonso (9)
Bayern Munich 2014-15 – Reina (3)
Bayern Munich 2014-15 – Kut (3)
Bayern Munich 2014-15 – Lucic (0,4)
Bayern Munich 2014-15 – Rode (i lirë)
Bayern Munich 2013-14 – Götze (37)
Bayern Munich 2013-14 – Thiago (25)
Bayern Munich 2013-14 – Kirchoff (i lirë)
Barcelona 2011-12 – Cesc Fabregas (34)
Barcelona 2011-12 — Alexis Sánchez (26)
Barcelona 2010-11 — Mascherano (20)
Barcelona 2010-11 – David Villa (40)
Barcelona 2010-11 – Adriano (9,5)
Barcelona 2010-11 – Afellay (3)
Barcelona 2009-10 – Ibrahimovic (69,5)
Barcelona 2009-10 – Chygrynskiy (25)
Barcelona 2009-10 – Keirrison (14)
Barcelona 2009-10 – Maxë///ell (4,5)
Barcelona 2008-09 – Dani Alves (35,5)
Barcelona 2008-09 – Hleb (17)
Barcelona 2008-09 – Martín Cáceres (16,5)
Barcelona 2008-09 – Seydou Keita (14)
Barcelona 2008-09 – Henrique (8)
Barcelona 2008-09 – Piqué (5)
Barcelona 2008-09 – Pinto (i lirë)./Zëri.info