Frank Lampard optimist për ndeshjen kundër Liverpoolit, flet edhe për gjyqtaren femër

Frank Lampard optimist për ndeshjen kundër Liverpoolit, flet edhe për gjyqtaren femër

Sport gusht 14, 2019 - 10:20
Detajet

Trajneri i Chelseat Frank Lampard është shprehur optimist për skuadrën e tij në prag të Superkupës së Evropës kundër Liverpoolit.

Në Stamboll, Liverpooli do të përballet sonte me Chelsean në kuadër të Superkupës së Evropës, shkruan Zëri.info.

Lampard i cili e nisi edicionin e ri me humbje në Premierligë, ka thënë se kjo ndeshje do të jetë një përvojë e madhe për skuadrën e tij.

“Jam optimist për ndeshjen e nesërme (sotme) dhe jam krenar që gjendem këtu duke menaxhuar ekipin”, tha fillimisht Lampard në konferencë për shtyp.

“Ne e dimë se do të jetë një provë e madhe, por nëse luajmë maksimumin tonë mund ta fitojmë ndeshjen”, vlerësoi ish-mesfushori i Chelseat.

‘Sigurisht që ka qenë një javë ku kanë ndodhur shumë gjëra, por unë kam qenë i gatshëm për këtë dhe do të shohim se çfarë sjell ‘rollercoster’ i radhës!”, potencoi ai.

Për fund, Lampard ka folur edhe për njeriun që do ta ndajë drejtësinë, punë të cilën sonte do ta kryejë një femër.

“Gjykimi i ndeshjen nga një femër do të jetë diçka e shkëlqyeshme”, përfundoi trajneri i “Të Kaltërve”./Zëri.info