Liverpool – Chelsea luhet për 4.5 milionë euro

Liverpool – Chelsea luhet për 4.5 milionë euro

Sport gusht 14, 2019 - 10:25

Sonte fituesja e Ligës së Kampioneve, Liverpooli, dhe ajo e Ligës së Evropës, Chelsea, do të tentojnë të bëjnë të tyrin trofeun e Superkupës së Evropës, që pavarësisht se në praktikë është më pak i rëndësishëm se dy trofetë e tjerë të UEFA-s, në teori nuk është kështu.

Por, nuk është i injorueshëm as nga ana financiare, sepse UEFA ka parashikuar një çmim prej 3.5 milionë eurosh për secilën skuadër, ndërkohë që fituesi do të rrëmbejë edhe një 1 milionë euro më shumë.

Deri më sot, finalet e Superkupës së Evropës të diskutuara mes dy klubeve të një vendi kanë qenë 7: dy mes skuadrave italiane, pesë prej atyre spanjolle (4 që nga viti 2014) dhe rasti i fundit ishte finalja e sezonit të shkuar, e fituar nga Atletiko e Madridit kundër Realit.