Me një foto 'bombastike' të Xherdan Shaqirit, 'Goal' paralajmëron keq Chelsean

Me një foto 'bombastike' të Xherdan Shaqirit, 'Goal' paralajmëron keq Chelsean

Sport gusht 14, 2019 - 13:46
Detajet

Sonte do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës në mes të fituesit të Ligës së Kampionëve Liverpoolit dhe fituesit të Ligës së Evropës Chelseat, raporton Zëri.info.

Me fillim nga ora 21:00 në Stamboll, dy skuadrat elitare angleze do t’i matin forcat në një përballje që pritet të jetë tejet interesante.

I gatshëm dhe në formë të mirë për këtë ndeshje është edhe mesfushori nga Kosova Xherdan Shaqiri.

27-vjeçari ka kryer tashmë përgatitjet e fundit me skuadrën e Jurgen Klopp, derisa mbetet të shihet nëse do të luajë nga minuta e parë.

Në pamjet nga stërvitjet e Liverpoolit, vëmendje ka marrë sërish Shaqiri dhe këmbët e tij të formësuara.

Për këtë ka shkruar edhe mediumi prestigjioz “Goal”, i cili ka fokusuar këmbët e Shaqirit.

“Shaqiri nuk i tejkalon kurrë ushtrimet e këmbëve. Kurrë”, shkruan “Goal” në rrjetin social “Twitter”./Zëri.info