Drejtuesit e KOK-ut takuan drejtorin e ATK-së, Murtezaj, u bisedua për implementimin e Ligjit për Sponsorizim

Drejtuesit e KOK-ut takuan drejtorin e ATK-së, Murtezaj, u bisedua për implementimin e Ligjit për Sponsorizim

Sport gusht 14, 2019 - 14:16
Detajet

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjjthshëm, Shasivar Haxhijaj, janë pritur nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj dhe ekipi i tij.

Qëllimi i takimit ishte implementimi i Ligjit për Sponsorizime, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Tatimin me të Hyra në Korporata, i cili ka hyrë në fuqi prej 5 gushtit të këtij viti, përcjell Zëri.info.

Drejtuesit e KOK-ut, e njoftuan drejtorin Murtezaj me pritshmëritë që ka komuniteti i sportit nga ATK për ta implementuar sa më shpejt këtë ligj.

Në anën tjetër, drejtori Murtezaj, tha se Ligji për Sponsorizime do të zbatohet tek të gjitha korporatat që paguajnë tatim në fitim dhe që do të bëhen pjesë e sponsorizimit në fushën e sportit. 

Po ashtu, ai shtoi se shumë shpejt do të njoftohen të gjitha korporatat për fillimin e implementimit të ligjit, si dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me KOK-un edhe në të ardhmen për të lehtësuar implementimin e këtij ligji./Zëri.info