Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Zvicra, transferohet në Itali

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Zvicra, transferohet në Itali

Sport gusht 14, 2019 - 14:47
Detajet

Grasshopper ka zyrtarizuar largimin e futbollit shqiptar Nedim Bajrami.

20-vjeçari ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Itali, saktësisht tek Empoli, shkruan Zëri.info.

Klubi nga Toskana është duke vazhduar të sjellë përforcime këtë verë pasi shpreson rikthimin në elitën e futbollit italian Serie A.

Bajrami ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e klubit zviceran derisa debutimin me skuadrën e parë e bëri në vitin 2017.

Image

Reprezentuesi U-21 i Zvicrës ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Empolit, derisa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.

“Mirësevjen Nedim Bajrami”, shkruhet në njoftimin e Empolit në rrjetet sociale.

Bajrami me Grasshopper ka zhvilluar 88 paraqitje, derisa ka shënuar 11 gola./Zëri.info