Për shkak të sulmit në zemër, ndërron jetë futbollisti i njohur

Për shkak të sulmit në zemër, ndërron jetë futbollisti i njohur

Sport gusht 14, 2019 - 15:04
Detajet

Reprezentuesi i Hondurasit Walter Martinez ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare – vetëm nëntë vite pasi luajti në Kupën e Botës.

Mesfushori Martinez, i cili ka shkëlqyer për skuadrën amerikane San Jose Earthquakes, besohet se ka vdekur nga një sulm në zemër, shkruan Zëri.info.

Image

Federata e Futbollit të Hondurasit e ka konfirmuar vdekjen e Martinez me një njoftim në rrjetin social “Twitter”.

“Me pikëllim të thellë, njoftojmë për vdekjen e Walter Julian Martinez. Ngushëllime familjes dhe miqëve. Prehu në paqe”, thuhet në njoftim.

Martinez së fundmi ka luajtur për skuadrën e El Salvador.

Ai ka shënuar gjashtë gola në 20 paraqitje para se të pensionohet në vitin 2015./Zëri.info

Image