U ble nga City 32 milionë euro, sot refuzohet edhe nga Rosenborgu

U ble nga City 32 milionë euro, sot refuzohet edhe nga Rosenborgu

Sport gusht 14, 2019 - 15:38
Detajet

Sulmuesi 30 vjeçar, Bony i cili pesë vite më parë u ble nga kampionët e Manchester Cityt për 32 milion euro, sot nuk e do askush. Tani ai është pa klub dhe po stërvitet te skuadra e League Tow, Newport.

Agjenti i lojtarit, po mundohet të gjejë një ekip të ri për të, por deri tani pa sukses. Klubi i fundit që e refuzoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është Rosenborg.

Më shumë mundësi Bony do të përfundojë në Itali ose në Turqi, ku mesa duket ka disa skuadra që kanë shfaqur inertes për të.