Madhështore, skuadra të mëdha si City, Bayern, Barcelona, PSG, mund t’i shohim në Prishtinë

Madhështore, skuadra të mëdha si City, Bayern, Barcelona, PSG, mund t’i shohim në Prishtinë

Sport gusht 14, 2019 - 15:42

KFF Mitrovica ka bërë historinë e futbollit femëror në Kosovë.

Tashmë kjo skuadër ka kaluar në mesin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Në këtë fazë, ndeshjet do të jenë vajtje-ardhje. Por kundërshtarët e mundshëm për skuadrën kosovare janë vërtet të frikshëm.

Me shortin që pritet të hedhet pas dy dite, Mitrovica gjendet në vazon 2.

E nga vazo 1, gjenden kundërshtar si: Atl.Madrid, Man.City, Lyon, PSG, Bayern Munchen, Barcelona etj.

Ndeshjet e para priten të zhvillohen me 11/12 shtator, kurse ato të kthimit pas një jave.

Gjithsesi vetë plasmani në mesin e 32 skuadrave më të mira për Mitrovicën është sukses në vete, duke ditur se kaloi grupin me tri fitore në poaq ndeshje.