Dalin detaje të frikshme pas vdekjes së futbollistit Emiliano Sala

Dalin detaje të frikshme pas vdekjes së futbollistit Emiliano Sala

Sport gusht 14, 2019 - 15:45
Detajet

Futbollisti Emiliano Sala i cili vdiq në një tragjedi ajrore në Kanalin Anglez, ka ekspozuar nivel të lartë të monoksidit të karbonit, zbulojnë raportet e reja.

Sala dhe piloti David Ibbotson humbën jetën më 21 janar kur ishin duke udhëtuar drejt Kardifit nga qyteti francez Nantes, shkruan Zëri.info.

Testet toksikologjike zbulojnë se trupi i Sala është ekspozuar në nivele të larta të monoksidit të karbonit në gjak, të cilat shkaktuan vdekjen e tij përmes një sulmi në zemër.

Nga ana tjetër, piloti Ibbotson ende nuk është gjetur.

Por, gjithashtu raportohet se edhe piloti i është ekspozuar monoksidit të karbonit, njofton Agjensia e Aksidenteve Ajrore.

“Simptomat në ekspozimin e lartë të monoksidit të karbonit shkaktuan vdekjen”, thuhet në njoftimin e AAIB./Zëri.info