Momenti emocional kur tifozi i ri futet për herë të parë në 'Old Trafford'

Momenti emocional kur tifozi i ri futet për herë të parë në 'Old Trafford'

Sport gusht 14, 2019 - 15:46
Detajet

Në rrjetet sociale ka bërë bujë të madhe momenti kur një tifoz i ri i Manchester Unitedit hodhi sytë në stadiumin “Old Trafford” për herë të parë.

I riu ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Premierligë, ku skuadra e Ole Gunnar Solskjaer fitoi me rezultat 4:0 ndaj Chelseat, shkruan Zëri.info.

Tifozi i quajtur Rory, u filmua duke shkuar në ulësen e tij në “Old Trafford” për herë të parë.

Image

Dhe duke gjykuar nga reagimi i tij, ai dukej tejet i emocionuar për arritjen në “Teatrin e Ëndërrave”.

Ai u ngjit shkallëve para se të shkonte rreth stadiumit të jashtëzakonshëm që posedon mbi 76 mijë ulëse.

Pamjet në fjalv janë publikuar edhe në rrjetin social “Instagram” nga Manchester Unitedi, që vendosi ta ndajë këtë moment me 30.6 milionë ndjekësit e vet.

“Tifozi i ri i Manchester United Rory hodhi sytë në fushën e ‘Old Trafford’ për herë të parë”, shkruhet në faqen zyrtare të “Djajve të Kuq”./Zëri.info

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë Young #MUFC fan Rory sets eyes on the pitch at #OldTrafford for the first time. ë DaveyField/Twitter

A post shared by Manchester United (@manchesterunited) on