Marseille merr vendim të madh për Adil Ramin, futbollistin që kishte telashe serioze me Pamela Anderson

Marseille merr vendim të madh për Adil Ramin, futbollistin që kishte telashe serioze me Pamela Anderson

Sport gusht 14, 2019 - 15:59
Detajet

Marseille ka vendosur që ta largojë nga skuadra mbrojtësin me përvojë Adil Rami për shkak se ai refuzoi të stërvitej më 20 maj të këtij viti.

Rami nuk kishte stërvitur me skuadrën elitare franceze në këtë ditë për shkak se mori pjesë në një emision, shkruan Zëri.info.

Rami u njoftua për vendimin e klubit përmes avokatit të tij Zhak-Henry-Ero, nga i cili u informua se ka përfunduar bashkëpunimin me klubin francez për shkak të një shkelje serioze të kodit disiplinor.

Fillimisht, arsyeja e mungesës së tij në stërvitje nuk ishte bërë e ditur, por që tashmë është zbuluar nga Marseille.

Ndryshe, Rami javë më parë ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të një incidenti.

Rami i cili ka pasur një lidhje dashurie me Pamela Anderson, dyshohet se e ka rrahur atë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore./Zëri.info

Image