Grezda vazhdon të bie: Gerrard e dërgon tek të vegjlit për të stërvitur

Grezda vazhdon të bie: Gerrard e dërgon tek të vegjlit për të stërvitur

Sport gusht 14, 2019 - 16:12

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda po përjeton një nga momentet më të vështira të karrierës. Futbollisti shqiptar nuk arriti të linte gjurmë me Rangersin, në atë mundësi që duhej të rezultonte si e artë për të.

Trajneri Gerrard i ka mbyllur të gjitha llogaritë me sulmuesin e Kombëtares, megjithëse ky i fundit është ende pjesë e ekipit.

Por këtë herë është dërguar te të vegjlit e Rangersit, për t’u stërvitur dhe luajtur aty, derisa të largohet përfundimisht, përcjell shqiperia.ch.

Në ditën e djeshme ishte pjesë e takimit ndaj akademisë së Straner, atje ku u aktivizua si titullar dhe ndeshja u fitua 0-2.

Sipas të gjitha mundësive do të vijë një transferim në Francë, por mungon ende një marrëveshje zyrtare.