Historia e trishtë e sulmuesit më të mirë në Zvicër: Dhunoi fëmijën e vetë

Historia e trishtë e sulmuesit më të mirë në Zvicër: Dhunoi fëmijën e vetë

Sport gusht 14, 2019 - 16:32

Jean-Pierre Nsame është njëri nga sulmuesit më në formë aktualisht në Superligën e Zvicrës,.

Kamerunas është pjesë e kampionëve të Young Boysit i cili tashmë ka rënë në sy të shumë klubeve. Megjithatë, gjiganti i sulmit të skuadrës zvicrane ka një histori të trishtë e cila e bën të duket shumë i frikshëm.

Mediet në Zvicër kanë zbuluar se ai në vitin 2017, ishte akuzuar për dhunë në familje ku e kishte rrezikuar jetën e vajzës së tij.

Nsame derisa luante te Servete ishte paraqitur në një ordinancë mjekësore më vajzën e tij e cila kishte marramendje dhe dhimbje koke. Mjekët gjatë ekzaminimit kuptuan se ajo vinte na dhuna që i është shkaktuar dhe menjëherë kontaktuan policinë.

Nsame u përballë me një gjyq të gjatë ku rrezikonte deri 15 vjet burg, por meqense ai e kishte pranuar fajin dhe ishte ndjerë i penduar, gjykata vendosi të mos marr masa pasi dhuna nuk ishte e rrezikshme për jetën e vajzës.

Gjithsesi, ai për një kohë bukur të gjatë e kishte të ndalur nga gjykata t;i afrohet familjes së tij e ne veçanti vajzës.