Xherdan Shaqiri pyetet për ofertën e gjigantit evropian, përgjigja e tij është mjaft 'diplomatike'

Xherdan Shaqiri pyetet për ofertën e gjigantit evropian, përgjigja e tij është mjaft 'diplomatike'

Sport August 15, 2019 - 13:27
Detajet

Futbollisti i Liverpoolit Xherdan Shaqiri është deklaruar për mediat pas ndeshjes kundër Chelseat në kuadër të Superkupës së Evropës.

Liverpooli arriti të triumfojë përballë Chelseat në Stamboll vetëm falë penalltive pasi ndeshja në kohën e rregulltë dhe në vazhdime përfundoi baras 2:2, raporton Zëri.info.

Edhe në këtë ndeshje, mesfushori nga Kosova Shaqiri nuk luajti asnjë minutë.

Image

Ditëve të fundit është përmendur largimi i mundshëm i 27-vjeçarit nga “Anfield”, teksa është përfolur edhe interesimi i gjigantit turk Galatasaray.

Pas ndeshjes, Shaqiri fillimisht komentoi paraqitjen e të dyja skuadrave në fushë.

“Të dyja skuadrat luajtën shumë mirë. Penalltitë përcaktuan fituesin e ndeshjes, ku shanset ishin të barabarta. Ne kemi fituar dhe jemi të lumtur”, tha fillimisht mesfushori gjilanas.

Duke kujtuar se finalja e Ligës së Kampionëve në vitin tjetër do të luhet në Stamboll, Shaqiri tha:

“Liga e Kampionëve do të luhet në Stamboll vitin e ardhshëm. Shpresoj se do të vij sërish këtu dhe ne të fitojmë”, potencoi Xherdan Shaqiri.

Tutje, Shaqiri ka komentuar edhe zërat që e kanë lidhur me një transferim te gjiganti turk Galatasaray.

Image

“Unë nuk kam marrë asnjë ofertë deri më tani nga Galatasaray. Turqia është një vend i bukur për të jetuar. Kanë një kampionat të këndshëm, por jam i lumtur në Premierligë. Sigurisht nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në futboll. Jam tani pjesë e një skuadre mjaft të mirë”, përfundoi Xherdan Shaqiri./Zëri.info