Trajneri i Werder Bremenit jep lajmin e madh për Milot Rashicën

Trajneri i Werder Bremenit jep lajmin e madh për Milot Rashicën

Sport August 15, 2019 - 14:09
Detajet

Werder Bremeni do ta nis edicionin e ri në Bundesliga këtë fundjavë me një sfidë interesante në “Weserstadion”.

Skuadra e Florian Kohfeldt është nikoqire e Fortuna Duseldorfit në shtëpi në kuadër të javës së parë në kampionatin elitar gjerman, shkruan Zëri.info.

Për këtë ndeshje pritet të jetë në dispozicion edhe futbollisti më i mirë i skuadrës gjermane Milot Rashica.

Sulmuesi nga Kosova bëhet e ditur se dje ka stërvitur individualisht para se të jetë i gatshëm plotësisht për ndeshjen e së shtunës.

Image

Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman përmes rrjetit social “Twitter”.

“Pizzarro dhe Milot Rashica janë kthyer dje në stërvitje individuale”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Ndryshe, Rashica ishte futbollisti më i mirë i Werder Bremenit edicionin e kaluar derisa mori edhe çmimin ‘Lojtari i Vitit’ te skuadra elitare gjermane./Zëri.info