Mediet serbe: Shqiptari i sulmon me thikë basketbollistët e Serbisë!

Mediet serbe: Shqiptari i sulmon me thikë basketbollistët e Serbisë!

Sport August 15, 2019 - 21:32
Zbuloni detajet

Kombëtarja e Serbisë në basketboll U-16 po merr pjesë në një turne në Udine të Italisë, shkruan Zëri.info.

Mediat serbe raportojnë se një shqiptar i ka sulmuar me thikë basketbollistët e rinjë serb.

"Fillimisht ka bërtitur Kosova është Shqipëri" dhe më pas i ka sulmuar me thikë, por për fat të mirë asnjë basketbollistë nuk është lënduar", shkruan Kurir.rs, përcjell Zëri.info.

Nënkryetari i federatës serbe e ka sqaruar rastin.

"Ata kanq qenë në grup duke shëtitur dhe i kanë pasur veshur uniformen, një shqiptar me biçikletë ka nisur fillimisht t'i provokoj duke thëne se Kosova nuk është Serbi por Kosova është Shqipëri. Djemtë tanë kanë vazhduar rrugën duke injoruar, por ai pastaj ka sulmuar", ka thënë Igor Rakocevic për Kurir.rsm shkruan Zëri.info.

"Shqiptari e ka nxjerr një thikë dhe i ka sulmuar fëmijët por fatmirësisht ata janë sportiste dhe i janë shmangur me te keqes", shtoi ai.

"Policia është njoftuar dhe na ka shoqëruar ne hotel ku tash jemi mirë. Fëmijët janë në presion dhe nuk e di si do te reagojmë nesër ne ndeshjen ndaj Turqisë", potencoi Igor Rakocevic. /Zëri.info

Image