Gjest i madh nga Edon Zhegrova, në këtë mënyrë e befason djaloshin shqiptar për ditëlindje

Gjest i madh nga Edon Zhegrova, në këtë mënyrë e befason djaloshin shqiptar për ditëlindje

Sport August 15, 2019 - 22:10
Zbuloni detajet

Mesfushori i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës zvicerane Basel, Edon Zhegrova, e ka befasuar një fëmijë shqiptar për ditëlindjen e tij, shkruan Zëri.info.

Në disa video të postuara në faqen e Edonit në rrjetin social Facebook, Zhegrova shihet teksa shkon në stërvitje dhe ia uron në gjuhën shqipe ditëlindjen djaloshit shqiptar.

Me këtë rast, ia dorëzon edhe një fanellë si dhuratë.

Ndryshe, Zhegorova në këtë fillim të kampionatit, nuk është paraqitur edhe aq shumë për skuadrën e Baselit ku është i huazuar nga skuadra e Genkut në Belgjikë. /Zëri.info

Image
Image