Bekim Isufi e ka të qartë çfarë do me Ferizajn, e paralajmëron edhe Dritën

Bekim Isufi e ka të qartë çfarë do me Ferizajn, e paralajmëron edhe Dritën

Sport August 17, 2019 - 14:30
Detajet

Edhe pse e ka marrë skuadrën bukur vonë dhe në një situatë aspak të mirë, trajneri i mirënjohur gjilanas, Bekim Isufi e ka të qartë çfarë donë Ferizaj dhe ai beson se mund t’ja dalin, shkruan Zëri.info.

Isufi në një bisedë për Zëri.info, ka thënë se skuadra ka punuar mjaftueshëm në këtë kohë para fillimit të garave, dhe se janë gati për sfidën e nesërme ndaj Dritës.

“Jemi duke u përgatitur por them se jemi gati”, ka thënë Isufi për Zëri.info duke fol pak edhe për ndeshjen e nesërme me Dritën.

“Kemi një kundërshtar shumë të fortë në këtë hapje të kampionati. Por ne do ta japim maksimumin,edhe pse thash Drita ka ekipe shumë të fortë ndër më të fortat në kampionat. Ne sa kemi pas mundësin jemi bërë gati dhe thash maksimumin do ta japim nesër”, ka përfunduar Bekim Isufi.

Ferizaj sivjet është përforcuar me: Bekim Isufin (trajner), Taulant Dajakun, Përparim Livorekën, Bunjamin Asanin, Fillonit Shaqiri, Zgjim Mustafa,  Behar Bardhi, Fatih Karahoda, Donat Kaqiu, Ergon Hyseni, Alban Rexhepi, Edon Sadriu, Asamoah Samuel, Prince K. Oësu, Nupaya Alhassan, Okyere Rockson, Dardan jashari, Viktor Kuka dhe Adonis Sahal./Zëri.info

Image