Gjilani miqësore me Schaffhausenin në Zvicër, publikohen edhe çmimet e biletave

Gjilani miqësore me Schaffhausenin në Zvicër, publikohen edhe çmimet e biletave

Sport August 17, 2019 - 15:08

SC Gjilani do të udhëtojë drejt Zvicrës më 7 shtator për të zhvilluar një miqësore me ekipin zvicerian FC Schaffhausen që bën gara në Challange League (Ligën e Dytë).

Dueli ndërmjet zviceranëve nga Schaffhausen dhe ‘kuqebardhëve’ do të zhvillohet të dielen më 8 shtator me fillim nga ora 16:00 në Stadion Lipo Park.

Organizatori tashmë ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë ndeshje që startojnë nga 15 franga zvicerane për sektoret B,C dhe D. Në sektorin A biletat do të jenë 40 franga, ndërkohë ato në zonën VIP shkojnë deri në 130 franga.

Klubi gjilanas prej kohësh është duke u përgatitur për këtë ndeshje qysh pas pranimit të ftesës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet gjatë kohës kur kampionati do jetë në pushim dy javorësh për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Image