Celta Vigo - Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Celta Vigo - Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Sport August 17, 2019 - 16:19
Zbuloni detajet

Real Madridi do ta fillojë sezonin 2019/20 në La Liga si mysafir i Celta Vigos.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Estadio de Balaidos’, ndërsa të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Los Blancos në ndeshjen hapëse të sezonit të ri do të kenë katër mungesa si, Marco Asensio, Dani Carvajal (shkaku i kartonëve), Eden Hazard dhe Ferland Mendi, që janë të lënduar.

Nga ana tjetër, edhe Celta Vigo do të ketë mungesa, pasi që pesë lojtarë të tyre janë të lënduar si, Sergio Avarez, David Junca, Hugo Mallo, Santi Mina dhe Okay Yokuslu.

Celta Vigo: Rubén, Kevin, Costas, Araujo, Olaza, Beltrán, Lobotka, Brais Méndez, Denis Suárez, Iago Aspas, Toro Fdez.

Real Madrid: Courtois, Ramos, Varane, Kroos, Benzema, Modric, Bale, Marcelo, Casemiro, Odriozola, Vinicius JR.