Befasi në Prishtinë, nuk gabojnë Feronikeli e Llapi

Befasi në Prishtinë, nuk gabojnë Feronikeli e Llapi

Sport August 17, 2019 - 16:26
Zbuloni detajet

Kampioni në fuqi Feronikeli e ka nisur mirë edicionin e ri duke mposhtur 4-1 Drenicën.

Kastriot Rexha (24’ 63’), Carioca (54’) dhe Besmir Bojku (87’) shënuan për vendasit, teksa Prokshi (80’) shënoi golin e nderit për mysafirët.

Ndërkohë, befasia ka ardhur në kryeqytet ku Flamurtari e ka ndalur me barazim Prishtinën.

Agron Bruqi (3’) fillimisht kaloi në epërsi ‘Kuqezinjët’, ndërsa Ahmed Jonuzi (14’) barazoi rezultatin.

Me këtë rezultat u mbyll edhe takimi, me Prishtinën që e nis keq rrugën drejt titullit.

Llapi ka startuar edicionin e ri me përmbysje të madhe në Podujevë ndaj Vushtrrisë.

Këta të fundit e mbyllën me epërsi pjesën e parë me golin e Jasmin Raboshta (20’).

Por në 45 minutëshin e dytë, Llapi u kthye fuqishëm ku së pari transferi i ri Enis Zabërgja (65’ 80’) realizoi dy gola, kurse Arbnor Ramadani (86’) vulosi rezultatin 3-1.

Tre ndeshjet e tjera të Superligës zhvillohen nesër nga ora 17:00.