Southampton - Liverpool, gol i bukur në fund të ndeshjes

Southampton - Liverpool, gol i bukur në fund të ndeshjes

Sport August 17, 2019 - 17:36
Zbuloni detajet

Southampton dhe Liverpool po përballen nga ora 16:00 në stadiumin “St. Mary’s”, xhiro e dytë në Premierligë.

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Southamptonit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin St. Mary’s dhe është e vlefshme për xhiron e parë të sezonit të ri të Premierligës.

Në minutën e 71-të të ndeshjes, braziliani Roberto Firmino e dyfishoi epërsinë e Liverpoolit.

Në ndeshjen e parë, Liverpooli mori pikët e plota, duke e mposhtur 4-1 Norëich Cityn, derisa Southamptoni humbi 3-0 në udhëtim te Burnley.

Në këtë ndeshje sërish s’ka vend për shqiptarin, Xherdan Shaqiri, i cili ka paralajmëruar se nëse nuk i premtohen minuta, mund të ndërrojë skuadër këtë verë. /Zëri.info