Liverpool vazhdon me fitore, zëvendësuesi i Alisson bën gafën e vitit

Liverpool vazhdon me fitore, zëvendësuesi i Alisson bën gafën e vitit

Sport August 17, 2019 - 17:58
Zbuloni detajet

e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Premierligë, pas fitores 4-1 ndaj Norwich javën e kaluar.

‘Të Kuqtë’ shënuan fitore jo të lehtë në udhëtim te Southampton, me rezultat 2-1.

Rezultati nuk u zhbllokua gjerë në fundin e pjesës së parë, me Sadio Mane (45’) që realizoi një gol të bukur.

Pjesa e dytë solli një dominim të plotë nga skuadra e Jurgen Klopp, që shënoi golin e dytë me anë të Robert Firminos (71’).

Ndërkohë, kur pritej që kjo ndeshje të përfundonte me rezultatin 2-0, në skenë doli portieri i sapo blerë Adrian.

Ky i fundit bëri një gabim amatoresk, të cilin në gol e shndërroi Danny Ings (83’).

Vendasit u përpoqën ta barazonin rezultatin deri në fundin e ndeshjes, por mungoi konkretizimi.

Ndeshja e ardhshme e Liverpool është ajo në shtëpi ndaj Arsenalit.