Debutim fenomenal nga Shpëtim Idrizi te Trepça’89

Debutim fenomenal nga Shpëtim Idrizi te Trepça’89

Sport August 18, 2019 - 19:29
Detajet

Trepça 89 e ka deklasuar Gjilanin në ndeshjen e parë të kampionatit të ri duke e mposhtur 4-1.

Në “Riza Lushta” 89-shi arriti që me shumë lehtësi t’i mposht djelmoshat e zgjedhur nga Gentian Mezani. Pas ndeshjes trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi përgëzoi futbollistët për angazhimin.

“Çdo fillim i mirë është shumë i rëndësishëm për faktin se lojtarët marrin një mësim të mirë për vazhdim tutje”, deklaroi Idrizi për Supersport.

“Filozofia e lojës është pak a shumë ajo që e kemi luajtur sa ishte unë futbollist i skuadrës, me pasime të shumta. Dy golat e parë që ishin mjaft kreativ”.

“Objektivat? Kemi lojtarëtë ri, por luajnë që dy vite së bashku dhe me disa transfere që kemi bërë mendoj se duhet të jemi deri te pozita e gjashtë”, tha Idrizi.