Arbnor Morina: Ky klub është serioz, jam i bindur në suksesin e tyre

Arbnor Morina: Ky klub është serioz, jam i bindur në suksesin e tyre

Sport August 19, 2019 - 18:54
Detajet

Trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina, është i ftuar në emisionin "90 Plus" në Radio Prishtina, shkruan Zëri.info.

Morina duke e komentuar Superligën e Kosovës është ndalur te skuadra e Gjilanit.

"Gjilani do të bëhet klubi i suksesshëm. Ky klub tash e disa nuk ka rënë nga elita dhe po bëhet klub serioz. Ka një tifozeri të madhe dhe një president serioz si Florim Zuka. Ai ia ka plotësuar të gjitha kërkesat trajnerit (Gentian Mezani). Jam i bindur në suksesin e Gjilanit", ka deklaruar Arbnor Morina, përcjell Zëri.info.

Morina vite më parë ka punuar te Gjilani.

Momentalisht është trajner i lirë. /Zëri.info