Legjenda e United i drejtohet Pogbas: Çfarë të duket vetja?

Legjenda e United i drejtohet Pogbas: Çfarë të duket vetja?

Sport August 19, 2019 - 23:24
Detajet

Manchester Unitedi është ndalur në barazim 1:1 te Wolverhamptoni në ndeshjen e dytë të ligës angleze, transmeton zeri.info

“Djajtë e kuq” patën një mundësi të artë për të çuar shifrat në 2:1, por Paul Pogba e humbi penalltinë në minutën e 68-të.

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville e ka kritikuar Pogban pas vendimit të francezit për ta marrë përsipër gjuajtjen e penalltisë.

“Nuk e kuptoj realisht se pse duhej ta merrte ai dhe ta godiste penalltinë? Çfarë i duket vetja që mund të vendosë, për më tepër që nuk tregoi që është lider edhe në këtë ndeshje?1 Nuk më pëlqeu aspak kjo sjellje, aspak! Rashford e godet mjaft mirë dhe edhe ndaj Chelseat e pamë këtë gjë. Pogba ka humbur katër penallti deri tani që prej sezonit të shkuar, atëherë pse duhet të godasë ai?”, ka thënë Neville./Zëri