Prezantusja seksi sportive nga Shqipëria, e ka një pyetje interesante për Prizrenin

Prezantusja seksi sportive nga Shqipëria, e ka një pyetje interesante për Prizrenin

Sport August 19, 2019 - 23:44
Detajet

Eva Murati është një ndër prezantueset më të mira sportive shqiptare.

Bukuroshen jemi mësuar ta shohim në emisione sportive teksa shfaqet tejet elegante, joshëse dhe seksi.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale prej përditshmërisë.

Zeshkania së fundi ka qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku ka shijuar bukuritë dhe çdo gjë që ngërthen ky vend.

Prezantuesja ndër të tjerash ka pirë ujë edhe te kroit i sheshit Shadrëvan, duke i besuar thënien se kush pije ujë aty, do të martohet në këtë qytet.

“A është e vërtetë se nëse pi ujë te shatërvani i Prizrenit bëhesh nuse në Prizren? Më erdhi si informate ndërkohë qe pija shishen e dytë”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi. 

Ndryshe, Murati do ta shohim edhe këtë sezon në shout televizive shqiptare që për tematikë kanë sportin. 

Image

Image