Reims e dërgon Arbër Zenelin për pushime në një vend të veçantë

Reims e dërgon Arbër Zenelin për pushime në një vend të veçantë

Sport August 21, 2019 - 13:33
Detajet

Ishte lajm tronditës lëndimi i Arbër Zenelit në momentet më të mira të karrierës së tij.

Fati ia ktheu shpinën yllit kosovar të Reimsit, derisa ai pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen që Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi kundër Malit të Zi në qershor, shkruan Periskopi.

Ai u desh të zëvendësohej nga Edon Zhegrova në pjesën e parë të asaj përballje, derisa ekzaminimet mjekësore dhanë lajmin katastrofal për Zenelin dhe “Dardanët”.

Pasi iu nënshtrua testeve shtesë, u konstatua se ai do të mungonte 7 deri në 9 muaj.

Tani, më shumë se dy muaj pas dëmtimit, Zeneli duket se po bën hapa përparues drejt rikuperimit, siç e konstatojnë edhe disa video të postuara nga ai në rrjetet sociale.

I kontaktuar nga Periskopi, babai i Zenelit, Avniu ka deklaruar se biri i tij është dërguar në një pushim dhjetë-ditorë në Dubai nga klubi, pas një periudhe të vështirë rehabilituese. Gjest fantastik nga Reimsi, klub i cili po mundohet ta mbajë në disponim të mirë dhe optimist një prej yjeve kryesorë të skuadrës.